Shpërthen ngrohësja në lokal, tre të plagosur në Gramsh

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një lokal në Gramsh. Burime bëjnë me dije se ka shpërthyer ngrohësja në një lokal dhe për pasojë tre veta janë lënduar.

Raportohet se tre personat janë dërguar në spitalin e QSUT-së, ndërkohë që një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Dy personat e tjere jane jashte rrezikut per jetën. Nga policia ende nuk ka njoftim për ngjarjen.

SHKARKO APP