Shpërthen një makinë me lëndë eksplozive në Tiranë
Një makinë ka shpërthyer me lëndë eksplozive në zonën e Freskut në Tiranë mëngjesin e sotëm.
Lënda eksplozive i është vendosur një automjeti të parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, thotë policia.