Shpërthen një pikë karburanti në aksin Fier-Patos, dëmtohen disa banesa

Një pikë karburanti ka shpërthyer në Portëz, në aksin rrugor Fier-Patos.

Sipas pronarëve shkak për shpërthimin ishte nxehja e elektromotorit, ndërkohë që nuk raportohet për viktima ose të plagosur.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ka disa banesa të dëmtuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët e zonës u shprehën se janë trembur shumë, pasi shpërthimi ishte i fuqishëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në vend ngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?