Shpërthen një tjetër bombol gazi, plagoset 83-vjeçarja në Durrës
Aktualitet E Hënë, 20 Janar 2020 13:25
Pas Lushnjës, një tjetër bombol gazi ka shpërthyer sot në Durrës, ku është plagosur një 83-vjeçare.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në lagjen nr.14 të qytetit bregdetar.
Burime nga policia bënë me dije se nga shpërthimi i bombolës është dëmtuar shtetasja me inicialet S.S., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
/BalkanWeb)