Shpërthen revolta në burgje/ Pas Peqinit, Reçit, Shënkollit dhe Burrelit, grevë urie dhe në Rrogozhinë
Ditën e sotme, dhjetëra të dënuar në burgun e Rrogozhinës janë futur në grevë urie duke iu bashkuar të dënuarve të tjera në burgjet e Peqinit, Reçit, Shënkollit dhe Burrelit.
Sipsa informacioneve, mësohet se rreth 50 të dënuar kanë refuzuar ushqimin pavarësisht paralajmërimeve nga drejtuesit e burgut se do të izolohen nëse hyjnë në grevë.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ditën e sotme shkarkoi nga detyra drejtorin e Burgut të Peqinit Bukurosh Malluta me argumentin se keqmenaxhoi situatën pasi disa të dënuar hynë në grevë urie.
Ndërsa thonë se burgimi i përjetshëm duhet të përcaktohet dhe të jetë 20 vjet si në vendet e Bashkimit Europian, si dhe të aplikohet lirimi me kusht, pasi të kryejnë 3/5 e dënimit. Regjimin e posaçëm “41 bis” e konsiderojnë një shkelje të të drejtave.
Ushqimin e kanë refuzuar edhe të dënuarit në Burgun e Reçit, të Shënkollit si dhe një sektor në burgun e Burrelit./ Balkanweb/