Shpërthen transformatori në autostradën Tiranë-Durrës. Plagosen rëndë tre persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një transformatori në rrugën dytësore në autostradën Tiranë – Durrës.

Raportohet se të lënduar nga ky shpërthim mbetën tre persona të cilët nga sa raportohet janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njëri prej tyre në gjendje më kritike.

Ngjarja sapo ka ndodhur ndërkohë që janë duke mbërritur në vendin e ngjarjes ambulanca dhe forcat e policisë. Pritet të mësohen detaje mbi arsyet e këtij shpërthimi dhe se kush janë personat e lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 12.00, në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndie elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?