Shpërthim bombe molotov në banesën e një polici në Tiranë

Shpërthim bombe në banesën e një polici në Tiranë. Burime nga policia thanë se ka qenë një bombë molotov që ka shpërthyer në banesën e pjesëtarit të uniformave blu.
 
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në banesën e agjentit të krimeve me inicialet A. S., në zonën e Babrrusë në kryeqytet.
 
Ka patur një shpërthim dhe për pasojë ka patur dëme të vogla materiale.
 
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP