Shpërthim bombole, të paktën 30 të plagosur në një lokal

Shpërthimi i një bombule gazi brenda një lokali në Pogradec ka shkaktuar 30 të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites në fshatin Beragozhdë në komunën Dardhas, kohë në të cilën në lokali kishte frekuentim maksimal.

Sipas të dhënave numri i të lënduarve mund të rritet pasi bëhet fjalë për raportim paraprak. Bombola ka shpërthyer në brendësi të lokalit në pronësi të shtetasit Dashamir Muçka.

Drejt vendngjarjes u nisën disa ambulanca ndërkohë policia ka nisur hetimet. Nuk ka ende të dhëna për gjendjen e të plagosurve por nga raportimet e dëshmitarëve në vendngjarje bëhet me dije se disa prej tyre kanë pësuar dëmtime mjaft të rënda. Shumica e të plagosurve janë transportuar nga automjete të rastit.

SHKARKO APP