Shpërthim eksplozivi në Vlorë, plagoset rëndë një 33-vjeçar

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën e “Skelës” në Vlorë. Policia dhe dy autoambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nga të dhënat e para mësohet se një person, i cili është identifikuar si shtetasi I.S, ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje. 33-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës pasi ka marrë lëndime të shumta në gjymtyrë.

Policia ka dalë me një deklaratë në lidhje me ngjarjen, duke bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur jashtë një pallati, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10,  në lagjen “10 Korriku”,  jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar  shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, bën të ditur policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?