Shpërthim i fuqishëm në Yzberisht, plagosen tre persona
Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një biznes në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, ku si pasojë është plagosur pronari dhe dy punonjëse.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit e plagosur ka mbetur pronari dhe dy punëtore e një byrektoreje, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar edhe shumë dëme materiale duke e shkatërruar plotësisht biznesin në fjalë.
Byrektorja ka qenë në katin e parë të një pallati ndërsa shpërthimi ka krijuar tronditje dhe panik tek banorët. Fatmirësisht tre personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Informacion Paraprak
Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.