Shpërthim i fuqishqëm me tritol, shkrumbohet makina e prokurorit (Video)

Një shpërthim i fortë ka ndodhur gjatë natës në Vlorë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit ku dyshohet se i është vendosur një sasi eksplozivi automjetit të prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë Albert Kuliçi.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, ndërkohë që makina tip “Volkswagen” e prokurorit Kuliçi është djegur në një pjesë të mirë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar megjithëse mjeti ishte i parkuar në një zonë tepër të banuar dhe pranë pallateve. Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet se ka lidhje me detyrën e Kuliçit. Kujtojmë se ai ka hetuar një sërë dosjesh të bujshme, si ajo për tokat në bregdetin e Zvërnecit.

Shpërthim me tritol në automjetin e prokurorit të Vlorës

SHKARKO APP