Shpërthim me lëndë plasëse gjatë natës në Lushnje, detajet
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në Lushnje.
Në orën 03:25 ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e jashtme të një ambienti në pronësi të shtetasit Arjan Aliços që ka shërbyer më parë si dyqan.
Njoftimi
Sot rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit ARhan Aliços, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.
Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.