Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Tiranë, policia jep detajet

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pak para mesnate në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”. Burime zyrtare bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit M. H., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP