Shpërthim me tritol në oborrin e një banese! Ja dyshimet e para të policisë
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në banesën e pabanuar të shtetasit me iniciale A.P. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në Krujë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00.
Ndërkohë në policia janë shoqëruar disa persona, që dyshohet se mund të kenë lidhje me ngjarjen. Sipas policisë lënda plasëse dyshohet se është vendosur për shkak të disa konflikteve.
Njoftimi i policisë
Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.