Shpërthim në burgun e Fushë-Krujës

Pas shpërthimit të një gjeneratori në burgun e Fushë-Krujës, policia menjëherë ka qenë në vendngjarje dhe sipas njoftimit paraprak, nuk ka të lënduar apo dëme materiale.

Policia ende nuk ka përcaktuar pse ka ardhur dhe lloji i shpërthimit. Po shihen të gjitha pistat, edhe ajo e vendosjes së tritolit pranë gjeneratorit.

Krujë/Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit  të IEVP Fushë-Krujë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?