Shpërthim në një banesë në Durrës, policia jep detajet

Në një banesë në fshatin Radë të Durresit, ishte vendosur lëndë plasëse e cila ka shkaktuar dëme materiale. Sipas policisë fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ngjarja.

Në një informacion paraprak, blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se:

Më datë 04.10.2019, në fshatin Radë, Durrës në banesën në pronësi të shtetasit A.S., e pabanueshme ka shpërthyer një sasi lënde plasëse artizanale, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP