Shpërthim në oborrin e një banese në Memaliaj, autorët djegin makinën pas ngjarjes

Shpërthim me tritol ka ndodhur në oborrin e një personi në fshatin Toç të Memaliajt.

Tritoli ka shpërthyer rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së 67-vjeçarit B. K., teksa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autori/autorët, gjatë largimit, në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet hetimore për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?