Shpërthim në Vlorë, makinës i vihet eksploziv

Një automjet ka shpërthyer me eksploziv. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kaninë të Vlorës.

Policia sqarin se makina “benz” është në pronësi të shtetasit Ilirjan Yzeiraj.

“Mjeti ka qënë i parkuar pranë banesës së shtetasit I.Y., dhe është dëmtuar pothuajse plotësisht”, thotë policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?