Shpërthim tritoli në makinën e një polici
Një sasi tritoli i është vendosur makinës së një polici në Shkodër. Sasia e eksplozivit ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit. Mësohet se punonjësi i policisë është Agim Bushgjoka.
Automjeti ka qenë i parkuar poshtë pallatit në momentin e shpërthimit. Burime nga Policia bëjnë me dije se nga shpërthimi s’ka patur të lënduar, por vetëm dëme material. Nuk dihen ende detaje për mbi arsyet e ngjarjes.
Në vendin ku ndodhej mjeti nuk ka kamera sigurie ndersa nuk ka patur as lëvizje të njerëzve duke e bërë më të vështirë identifikimin e autorëve. Agim Bushgjika është polic në zonën e Bardhaj dhe Grudës, në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër.
Sipas burimeve shkak për këtë ngjarje mund të jetë pozicioni i punës i Bushgjokës si polic në drejtorinë vendore të Shkodrës.
KOHA JONË SONDAZH

