Shpërthim tritoli në një objekt në ndërtim në Shëngjin

Shpërthim tritoli në një objekt në ndërtim në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, Shengjin, Lezhë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, dhe objekti është në pronësi të një 56-vjeçari me banim në Tiranë.

Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi:

Më datë 11.12.2020, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “, Shengjin,Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,56 vjeç,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP