Shpërthim tritoli tek një biznes në Vlorë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një biznesi në Vlorë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:45 pas mesnate, ndërsa policia bën me dije se jashtë ambjenteve të një rrobaqepësie ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse ku si pasojë është dëmtuar vetëm kompresori.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.06.2019, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji” në kompresorin i cili është i instaluar jashtë ambjenteve të një rrobaqepësie ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse ku si pasojë është dëmtuar vetëm kompresori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?