Shpërthimet, dy robotë antieksploziv i dhurohen policisë nga SHBA (Foto)

Drejtoria e Policisë së Shtetit zhvilloi në ambientet e Repartit Special Renea një ceremoni për përfundimin e kursit të trajnimit për përdorimin e robotit nga Njësia Anti-eksploziv si dhe për dhurimin e dy robotëve anti-eksploziv dhe të një numri të konsiderueshëm jelekësh anti-plumb për efektivat e Repartit Special, Renea.

Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë, Drejtues i Lartë Altin Qato, si dhe Drejtori i Forcave të Lëvizshme Operacionale, Drejtues Niko Brahimllaj, si zv/ambasadori amerikan, David Muniz dhe Drejtori i Prograit ICITAP, Steve Benet.

Në deklaratën e Policisë së Shtetit jepen detaje të aktivitetit ku thuhet se “ICITAP, në bashkëpunim me Policinë e Nju Xhersit, dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, kanë sponsorizuar kursin njëjavor për njësinë Antieksploziv në Policinë e Shtetit, për përdorimin e robotit kundër mjeteve të improvizuara shpërthyese, në mënyrë që të forcohet aftësia e tyre reaguese dhe sigurimi i punonjësve të policisë gjatë procedurave të çaktivizimit”.

Ambasada amerikane, Policia e Nju Xhersit dhe Gardës Kombëtare e Nju Xhersit, krahas trajnimit të zhvilluar për ekspertët e Njësisë Antieksploziv, i kanë dhuruar kësaj njësie 2 Robotë Anti-eksploziv si dhe rreth 131 jelekë anti-plumb për punonjësit e policisë të repartit Renea.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe zv/ambasadori amerikan, David Muniz, kanë vlerësuar si mjaft të shkëlqyera marrëdhëniet ndërmjet Policisë së Shtetit, ambasadës amerikane dhe Programit ICITAP që ka asistuar Policinë e Shtetit

SHKARKO APP