Shpërthimi i Covid-19 në Shkodër, Silva Bino zbulon se…

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino

Në një periudhë të shkurtër dhe të papritur, Shkodra u bë një vatër e rrezikshme e Covid-19. Silva Bino, shefe e epidemiologjisë së ISHP-së, ka folur sot rreth situatës në Shkodër. Në një intervistë për ABC News, ajo tha se qytetarët në Shkodër nuk kanë zbatuar masat e marra nga qeveria, e janë asimptomatik. Sipas saj rastet u zbuluan pas hetimit epidemiologjik, pasi ndryshe do ishte e pamundur, se nuk kishte njerëz të sëmurë. “Shkodra ka bërë shumë tepër teste se rrethe e tjera. Masat e distancimit social nuk janë zbatuar. 60% e rasteve të cilat janë testuar në Shkodër janë asimptomatik. Kjo është bërë në bazë të gjurmimit dhe testimit. Në fillim testohen persona të cilat kanë shenja, pasi kjo nuk është një sëmundje që e bëra testin dhe nuk kam gjë. Duhet kuptuar që duhet të jesh në kontroll dhe duhen marrë disa masa të distancimit social. Kjo nuk është pandemia më e keqe që ne presim”.

SHKARKO APP