Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, çfarë po ndodh?

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “5 maji” të qytetit të Elbasanit.

Paraprakisht mësohet se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një banese në ndërtim, por ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e ngjarjes.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, siç duket edhe në fotot dhe videon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraprakisht dyshohet se kanë shpërthyer një sasi municionesh, pasi policia ka gjetur të fshehur në shkurre në oborrin e banesës në fjalë qindra fishekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?