Shpërthimi i makinës në flakë afër Kryeministrisë, policia jep detajet
Policia informon se një makinë ka marrë flakë sot shumë pranë Kryeministrisë, përballë vendit të njohur si Piramida.
Sipas policisë, si pasojë e zjarrit në makinë nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Mësohet se automjeti ka pësuar defekt teknik.
Njoftimi i policisë:
Tiranë / Informacion paraprak
Sot , me datë 14.02.2020, rreth orës 13:35, në bulevardin kryesor, përballë Piramidës, mjeti me drejtuese shtetasen L.H, ka marrë flakë në lëvizje. Në vendngjarje ka shkuar menjeherë sherbimi zjarrfikës , ku ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga verifikimet e policisë nuk ka pasoja në njerëz , vetëm deme materiale, ku dyshohet së zjarri ka ardhur si pasojë e një difekti teknik te automjetit.
Sherbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.