Shpërthimi i stacionit të pompimit të naftës, arrestohet shefi i sigurimit teknik. Policia tregon si ndodhi ngjarja
Polica ka arrestuar sot shefin e sigurimit teknik, pas shpërthimit të një stacioni pompimi nafte në “Qafë të Kashit” në Mallakastër një ditë më parë, ku mbeti i plagosur edhe një punëtor.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale E.A., 40-vjeç, është vënë në pranga pasi nuk ka marrë masa të sigurimit teknik në stacioni e naftës, ku u plagos një 50-vjeçar.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 03.05.2021, në fshatin Kash, Mallakastër, për shkak të mosmarrjes së masave të sigurimit teknik, në sallën e pompave të sektorit të dekantimit të kompanisë së naftës ka shpërthyer një pompë centrifugale, ka marrë flakë tubacioni dhe për pasojë është dëmtuar me djegie operatori i prodhimit, shtetasi V. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”- theksoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
KOHA JONË SONDAZH

