Shpërthimi i transformatorit, Konfederata e Sindikatave: Po tentohet të fshihet e vërteta e rëndë

Një person humbi jetën dhe 2 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një transformatori në autostradën Tiranë – Durrës.

Për ngjarjen reagoi edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, ku teksa shpreh ngushëllime familjes së viktimës, i kërkon autoriteteve të zbardhin ngjarjen.

KSSH kërkon të zbardhet nëse ka pasur mangësi për plotësimin e kushteve të sigurisë teknike. Nëse rezulton kështu,– thotë Konfederata,– atëherë përgjegjësit duhet të ndëshkohen sipas ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mungesa e sigurisë teknike në punë shkakton tragjedinë e radhës. Autoritetet të tregojnë transparencë pasi ka indicie se po tentohet të fshihen përmasat e pasojave të ngjarjes”, thuhet në reagim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?