Shpërthimi me 4 të plagosur në Velipojë, arrestohet tregtari i gazit
Shkaktar i shpërthimit të bomblave të gazit në një hotel në Velipojë, ku 4 anëtarët e një familje mbetën të plagosur ka një autor. Ai është tregtari i gazit, i cili ka rënë në pranga të Policisë, pasi ushtronte pa licencë aktivitetin.
Njoftimi i Policisë
Ushtronte pa licencë aktivitetin tregtar të shitjes së gazit, vihet në pranga nga Policia. Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë arrestimi në flagrancë i Petrit Mlloja, 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët djegëse” dhe “Tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve djegëse, në kundërshtim me ligjin”.
Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 04.07.2021, në fshatin Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër, në një hotel trekatësh, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi mbetën të dëmtuar Alketa Gjoka, 40 vjeçe dhe fëmijët e saj Danjela Gjoka, 19 vjeçe; Klarisa Gjoka, 15 vjeçe dhe Enriko Gjoka, 12 vjeç, u konstatua se gazi që përdorej në këtë hotel tregtohej në kundërshtim me ligjin nga shtetasi P. M., të cilit një ditë pas ngjarjes iu bllokua aktiviteti nga ISHTI.
Petrit Mlloja ka shkelur masën e bllokimit të aktivitetit duke vazhduar tregtimin pa licencë të gazit të lëngshëm dhe të naftës, jashtë kushteve tekniko-ligjore. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

