Shpërthimi me eksploziv, Mustafa akuzon median: Më kanë cilësuar si vrasës me pagesë

Një ditë më parë në qytetin e Durrësit ka ndodhur një atentat mafioz ndaj Aldi Mustafës 37 vjeç. Ai ka fajësuar median që e ka vënë në qendër të vëmendjes me akuza sipas tij të pabaza. Mustafa është shprehur se kur është arrestuar me armë në automjet në gusht të vitit 2021, së bashku me dy persona të tjerë, disa gazetarë e kanë cilësuar si vrasës me pagesë.

Në dëshminë e tij ai ka mohuar të ketë konflikte të hapura, ndërkohë që ka thënë se media është treguar e padrejtë, duke ngritur ndaj tij akuza dhe veshur atribute të cilat nuk i ka. Kjo sipas tij, mund ta ketë vënë në qendër të sulmeve.

Ai ka shkuar përtej kësaj në dëshminë e tij, duke thënë se as nuk ka lidhje me ”Rrumin e Shijakut” apo anëtarë të bandës së Durrësit. Personat e shoqëruar në polici janë pyetur në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe dëshmitarit në vendin e ngjarjes.

Në 2012 atij i ishte bërë një tjetër atentat në Kavajë ku janë qëlluar me 120 plumba. Në këtë atentat ku shpëtoi, ai ka qenë i shoqëruar nga një shok i cili fatkeqësisht humbi jetën dhe një femër që shpëtoi.

SHKARKO APP