Shpërthimi me lëndë plasëse, pronari i makinës është biznesmen
Shpërthim me lëndë plasëse në një makinë të parkuar në garazhdin e një pallati në fshatin Qesarakë. Sipas News24, mjeti është në pronësi të S. Naski, i cili është ndërtues nga Berati.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:40, e policia bën me dije se janë ende të paqarta rrethanat.
Mësohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor i ngritur pas ngjarjes po punon për sqarimin e rrethanave.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.