Shpërthimi në “Fresk”, fasoneria në pronësi të një biznesmeni italian. Autori lëvizi me biçikletë

Detaje të reja për shpërthimin me tritol në një fasoneri mbrëmjen e së enjtes në zonën e Freskut. Mësohet se fasoneria është në pronësi të një biznesmeni italian.

Raportohet se nga pamjet e kamerave të sigurisë grupi hetimor ka arritur të identifikojë një person që afrohet me biçikletë dhe vendos lëndën plasëse tritol në portën e jashtme të fasonerisë dhe më pas largohet po me biçikletë.

Në dëshminë e tij në polici biznesmeni italian ka thënë se në polici se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës. Pista që po heton grupi hetimor është ajo e ndonjë konflikti të biznesmenit italian dhe tritoli në fasoneri po hetohet si një kërcënim për biznesmenin italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?