Shpërthimi në ish-bllok, policia zbardh detaje të reja: Ja kush mbeti i plagosur

Zbardhen detaje të reja në lidhje me shpërthimin e fuqishëm në zonën e ish-bllokut në Tiranë ku ka mbetur i plagosur edhe një person.

Burime zyrtare nga policia kanë shpjeguar se bëhet fjalë për një zjarr që rënë në një byrektore në hyrje të zonës së ish-bllokut në rrugën ‘Ibrahim Rugova’.

Njoftimi paraprak i policisë:  

Swiss Digital Desktop Reklama

Me date 08.04.2018 rreth orës 07:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ibrahim Rugova”, në një pike shitje ra zjarr.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja, te cilat kanë konstatuar se në një byrektore kishte rënë zjarr.

Shkak paraprakisht dyshohet rrjedhja e gazit.

Për pasojë është dëmtuar pronari i subjektit shtetasi Sh. P., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?