Shpërthimi në makinë me 4 të plagosur, si ndodhi ngjarja
Një makinë shpërtheu në flakë gjatë mbrëmjes së kësaj të enjteje në Korçë. Si pasojë e shpërthimit të makinës tip “Benz”, mbetën të plagosur katër persona.
Ngjarja u shënua në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës, pranë një karburanti.
Mësohet se drejtuesja e mjetit me iniciale V. D., ndezi një cigare teksa makina ishte e parkuar pranë një pike karburanti.
Për pasojë erdhi dhe shpërthimi, duke bërë që të mbetet i dëmtuar drejtuesja e mjetit, dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të, një vajzë me iniciale J.O., dhe një djalë me iniciale F.D. Krahas tyre pësoi lëndime edhe punonjësi i karburantit D.M.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërsa të lënduarit pas mjekimit të marrë janë jashtë rrezikut për jetën.
Dyshimet paraprake janë përqendruar në faktin se shkak për rënien e zjarrit mund të jetë bërë një rrjedhje gazi.
KOHA JONË SONDAZH

