Shpërthimi në Pogradec, 10 persona në gjendje të rëndë

Pas shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Beragozhdë të Pogradecit, të paktën 10 persona  në gjendje të rëndë shëndetësiore janë nisur për në Tiranë, për kurim më të specializuar në Spitalin Ushtarak.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, 20 persona janë duke u trajtuar në spitalin e Pogradecit, ndërsa të tjerët janë duke u sjellë për në kryeqytet.

Administratori i Dardhasit, Bledar Muçka ka thënë se gjendja është kaotike dhe e rëndë.

SHKARKO APP