Shpërthimi pranë një pike gazi në Durrës, plagosen 2 persona

Një shpërthim ka ndodhur pak më parë pranë një pike gazi në Shkozet të Durrësit.

Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi.

Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?