Shpërthimi te “Vasil Shanto”, policia zbardh ngjarjen

Policia e Tiranës ka zbardhur shkaqet e shpërthimit me tritol, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar pranë zonës “Vasil Shanto”. Autori i vendosjes së eksplozivit në objektin që ishte në ndërtim dyshohet se është shtetasi, Artur Bardhi, i cili këtë ndërtim ia kishte lënë si kolateral bankës, pasi kishte marrë një kredi.

Por duket se nuk e ka shlyer kredinë dhe banka ia kishte shitur objektin një shtetasi tjetër, që kishte nisur ndërtimin. Kjo çoi në konfliktin mes Bardhit dhe pronarit të ri. Sasi e eksplozivit ishte vendosur në një prej kolonave të betonit.

Nga shpërthimi u plagosën lehtë dy persona kalimtarë të rastit dhe disa automjete të parkuara afër objektit.

SHKARKO APP