Shpëtim Gjika njihet me tre akuza nga Prokuroria

Prokuroria e Vlorës i ka komunikuar këtë të shtunë tri akuza kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe ndërtim i paligjshëm, kryer në tokë publike ose shtetërore.  

Krahas Gjikës, e njëjta akuzë i është komunikuar edhe drejtoreshës së Urbanistikës, Dorjana Sulaj. Ndërkaq, administratorit të një shoqërie ndërtimi në Vlorë, Artur Haxhi, akuza do t'i komunikohet javës tjetër.  Prokuroria bëri të ditur zyrtarisht se, brenda pak ditësh pritet të përfundojnë hetimet dhe në gjykatë do të dërgohet  kërkesa për gjykim.

Kreu aktual i Bashkisë së Vlorës është përballur edhe më herët me organin e akuzës, në një çështje gjyqësore, në përfundim të së cilës u shpall i pafajshëm.

Megjithatë, edhe pse u lirua me vendim gjykate, organi i akuzës nuk ka hequr dorë nga fajësia e kryebashkiakut Shpëtim Gjika.

SHKARKO APP