Shpëtim Gjika: Rama më bëri dhuratë një Jaguar (FOTO)

 

Ish-kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka bërë ironi me nismën e fundit të qeverisë për të blerë makina “Jaguar”.

Ai ka postuar dy foto teksa është duke hipur në një makinë të tillë. Ndërsa shkruan se “Jaguarin” e parë ja bënë dhuratë atij.

“Nga 44 Jaguarët, të parin ma bënë mua dhuratë. Them ta pranoj se qenka plaçkë e mirë”,- shkruan Gjika.

SHKARKO APP