Shpëtim Gjika shpallet i pafajshëm nga gjykata
Verdiktin përfundimtar e dha paraditen e së enjtes gjykata, në Tiranë. Për kryebashkiakun e Vlorës dhe të tjerë të pandehur si Eleni Dardha, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Liçaj, të akuzuar për “shpërdorim detyre” nga prokuroria, gjykata i hodhi poshtë akuzat dhe vendosi që ata jo vetëm të mos dënohen, por të mbeten në detyrë. Gjykata ka vendosur gjithashtu heqjen e masës së sekuestros për prishjen e pallateve, për të cilën akuzohej kreu i Bashkisë së Vlorës dhe disa zyrtarë të tjerë. Pas këtij vendimi, Gjika ka një arsye më shumë për të pritur mysafirë të shumtë dhe për festuar nesër në Vlorë 102- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.