Shpëtimi i 32 amerikanëve, ambasadori Arvizu në Berat

Kujtojmë se 70 vjet më parë, një avion C-53 me 32 veta personel mjekësor të ushtrisë amerikane që udhëtonte për në Itali, u rrëzua në këtë pjesë të Shqipërisë, e cila në atë kohë ishte nën pushtimin nazist.

Por për fat të mirë, amerikanët u shpëtuan nga banorët vendas, dhe gjatë qëndrimit të tyre tre-mujor në Shqipëri, deri në shpëtimin dhe transferimin e tyre në Itali, 32 infermiereve dhe mjekëve iu dha strehim dhe ushqim nga individët dhe familjet shqiptare.

Dhe personi i cili i shoqëroi amerikanët gjatë kësaj kohe, Kostaq Stefa, u ekzekutua nga regjimi mbi dyshimet se ai ishte spiun për amerikanët.

Kurse sot, ambasadori Arvizu dhe kryetari i Bashkisë, Nasufi vizituan rezidencën Stefa dhe takohen me Eldën dhe Tinën, vajzat e tij.

“Është një nder për mua të takohem me ju dhe të mësoj më shumë për historinë e pasur të familjes tuaj”, u tha vajzave ambasadori Arvizu.

 

SHKARKO APP