Shpëtimi i Endrit nga kampi Al-Hawl/Marc Ghorayeb: Nuk më lejoi që ta përqafoja

Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, ka treguar sesi ka qenë gjendja e fëmijëve në momentin që kanë dalë nga kampi famëkeq Al-Hol ku po qëndronin prej vitesh. Ai ka folur veçanërisht për Endri Dumanin, 12-vjecarin që u largua nga Shqipëria në vitin 2014 dhe që prej asokohe mbeti atje. Ai është shprehur se në momentin që ka takuar Endrin nuk ka mundur ta përqafoj pasi sipas tij ai nuk ishte mësuar me emociane të tilla.

Gazetarja; Këtu pikërisht doja të ndalesha. Cilat ishin përshtypjet tuaja të para pasi takuat fëmijët të cilët u kthyen në Shqipëri. Si ishte gjendja e tyre psikologjike kur ju i takuat për herë të parë kur u nisën drejt Shqipërisë, sepse bazuar në atë që mund të kuptohej nga jashtë është se ata ishin në gjendje shoku. Por cili ishte reagimi i tyre i parë kur ata të panë ty dhe kur i nxorët nga kampi?

Endrin jam munduar ta fitoj me dashuri. Sepse në bazë të të dhënave të siguruara, ne e kishim kuptuar sesa i zgjuar është ai dhe e motra e tij Eva, në kamp e thërrasin me një emër arabik por që për arsye sigurie nuk e publikojmë dot. Endrin kur e takova për herë të parë nuk mund ta përqafoj direkt sepse ai nuk është i mësuar me emocione dhe ndjenja. E mbajta atë afër meje teksa ecnim dhe kishim me vetë shoqërues, Gledis ishte afër meje edhe Endriti po ashtu. Ne të gjithë po lëviznim në një kamp dhe të gjithë në fakt ishim të frikësuar që mund të sulmoheshim me thikë ose që mund t;i merrnin mbrapsht fëmijët dhe pastaj mund ti vrisnin, ishte me të vërtet një operacion i rrezikshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ishte tej mase i lumtur por nuk ishte në gjendje të shprehte lumturinë e tij. E mora në prehër dhe i thash Endri ti do të vish në shtëpi me mua dhe ai nuk kuptoi asgjë në anglisht por kur i tha Gledis ai iu përgjigj me PO, Po. I fola në arabisht dhe ai e njihte gjuhën rrjedhshëm. Ai ishte i lumtur të kthehej në shtëpi, mund të dalloje lot në sytë e tij, por ai nuk mundej të shprehte më shumë. Kur hypën në avionin e kthimit së bashku me mua, Gledisin dhe Endritin, ai filloi të ndihej i sigurtë dhe gjatë fluturimit ai filloi të flasë më shumë, të qesh dhe të bisedojë me Amarin 14-vjeçarin pjesën e grupit. Ai ishte tejet i lumtur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sapo arritën në Bejrut, ne shkuan në hotelin e rezerveruar nga GS, dhe e vendosëm Endrin në një dhomë dhe gruan me tre fëmijët e tjerë në një dhomë. Ai më thirri dhe më tha Marc, të lutem a mund të shkoj dhe të fle me ta sepse kam frikë të jetoj vetëm. Nuk di çfarë të them më misioni me të vërtetë ishte i tmerrshëm dhe shumë acarues. Çdo orë ke një lajm të ri, çdo orë ndryshojnë lajmet nga lindja në perëndim.

Shumë herë edhe pse mundoheshim ta mbanim moralin tonë lartë, ishim në gjendje tejet të keqe, ndonjëherë edhe shumë agresivë ndaj njëri-tjetrit sepse nuk mund ta besosh sa të thella ishin bisedimet dhe sa të rrezikshme ishin lëvizjet nga një zonë në tjetrën. Lëvizjet ishin të frikshme. Kam shumë filmime teksa lëviznim nga një zonë në tjetrën, nëse ndodh diçka askush nuk mund të gjejë vendndodhjen tuja. Ne ecnin tre orë në një drejtim të vetme. Faleminderit zotit që shpëtuam, por ne do të kthehemi atje sërish dhe do të sjellim sërish fëmijë.

Këshilli vetëqeverisë është treguar jashtë mase ndihmues në këtë proces, Doktor Omar u shndërrua në një mik të mirë dhe po e mbështet këtë proces. Autoritetet sirane, dhe gjysmën hënën e kuqe siriane, nuk dua të harroj pa i përmendur sepse ata na ndihmuan shumë, ata na ndihmuan të shkojmë nga Damaskun në Kamishli, na përcollën deri në aeroport dhe ofruan të gjitha kontrollet mjekësore. Ata na mbështeten të sigurojnë veshjet dhe të gjitha ushqimet e nevojshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?