Shpëtohen 12 persona në mes të detit, ministri Balla: Efektivët dhe Roja Bregdetare në krye të detyrës për të ofruar ndihmë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas shpëtimit të 12 personave nga Policia Kufitare e Vlorës. Balla shprehet se efektivët dhe Roja Bregdetare janë në krye të detyrës në çdo kohë për të ofruar ndihmë.

”Vlorë-Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare janë në çdo moment në krye të detyrës për të ofruar ndihmë, siç edhe ka ndodhur sot. Por operatorët turistikë duhet të kuptojnë që nuk mund të dalin në lundrim të paçertifikuar dhe se në çdo rast masat ndërshkimore do të jenë të ashpra dhe mjetet detare do të bllokohen sipas ligjit. Nuk mund të rrezikohet kurrësesi nga papërgjegjshmëria jeta e pushuesve”,-shkruan Balla.

SHKARKO APP