Shpëton nga mbytja, por 62-vjeçari ndërron jetë në spital

Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë, sot në spitalin e Lezhës. Ai u dërgua për ndihmë, pasi u rrezikua të mbytej te “Rana e Hedhun”. Pasi është nxjerrë nga uji, ai është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas  ka ndërruar jetë, ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 09. 08. 2018, rreth orës 13:25, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin, është rrezikuar të mbytet në det shtetasi E. J. 62 vjeç, banues në Kosovë, i cili pasi është nxjerrë nga uji, është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas  ka ndërruar jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?