Shpifja vepër penale, Bumçi: Rama po kthen ligjin e agjitacion propagandës

 

 

Rikthim i shpifjes si vepër penale për demokratët do të shënonte rikthim të ligjit për agjitacion e propagandë. Aldo Bumçi ishte zëri i parë i opozitës që nga studio e lajmeve e Ora News u shpreh kundër propozimit të qeverisë. I sapokthyer nga Brukseli, deputeti demokrat zbardhi disa prej vlerësimeve në nota të progresraportit për Shqipërinë.

Për demokratët, rikthimi i shpifjes si vepër penalë është rikthim në diktaturë.

Aldo Bumçi është zëri i parë opozitar që nga studio e lajmeve e Ora News u shpreh kundër propozimit, që sipas demokratit do të shënonte rikthimin e ligjit për agjitacion e propaganda.

Bumçi: Këto po e kthejnë Kryeministrin në mendësinë e para ’90. Kishim atëherë ligjin për agjitacion e propagandë, sot po kthen kriminalizimin e shpifjes. Që ju si media, ne si opozitarë të frenohemi, të çensurohemi se na kërcënon me burg. Kjo është e papranueshme, nuk do të ketë një ligj të tillë.Nuk mund të rikthehet ky ligj, se po u rikthye janë shenja të diktaturës dhe dhunës ndaj medias së lirë, fjalës së lirë dhe kjo nuk mund të ndodhë në Shqipëri.

Bumçi zbardh notat e KE: Vlerësimet për Shqipërinë ishin ngelëse ose dobët

I sapo kthyer nga takimi i Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë e BE-së mbajtur në Bruksel, Bumçi akuzoi qeverinë për largimin e shqiptarëve dhe mënyrën si po tenton të luftojë informalitetin.

Duke u ndalur tek progresraporti, deputeti demokrat tha se vlerësimi për Shqipërinë në përmbushjen e prioriteteve ishte i dobët dhe akuzoi qeverinë për dështim në hapjen e negociatave.

Duke i njohur qeverisë vetëm dështime, Bumçi tha se Partia Demokratike është tashmë një alternativë për shqiptarët.

SHKARKO APP