Shpifjet e PD­-së, Kryeministria hap portalin ‘transparenca.al’

 

Kryeministria ka vendosur të hapë një portal të ri, për të qenë më transaprente për publikun dhe mediat.

“Duke marrë shkas nga akuzat e vazhdueshme të Partisë Demokratike, por edhe të disa portaleve, të cilat i ofrojnë publikut informacion të pavërtetë apo të shtrembëruar, Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një nismë të re.'transparenca.al' është portali i ri online, në të cilën ne si qeveri do të ofrojmë gjithë informacionin e nevojshëm, për çdo akuzë apo pretendim të ngritur qoftë nga media, qoftë nga opozita. Me shpresën se ky portal do të kthehet në një pikë referimi për gazetarët, të cilët do të kenë mundësi të informohen përpara se të shkruajnë, por edhe për publikun e gjerë. Ne do të fillojmë të publikojmë që sot të gjithë informacionin e nevojshëm që qeveria shqiptare të komunikojë në një mënyrë sa më të drejtpërdrejtë dhe transparente me shqiptaret e shqiptarët”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë. 

SHKARKO APP