Shpipëria, perla e Ballkanit. Pse ia vlen ta vizitosh

Kur shumica e njerëzve mendojnë për Shqipërinë, ndoshta u shkon mendja për filmin “Taken” të Liam Neeson. Mediat e huaja e kanë pikturuar këtë vend të Ballkanit Perëndimor si një vatër kriminaliteti dhe dhune, por a është vërtet kështu?

Përgjigja është jo.

Për sa kohë që vendi lufton me krimin e organizuar dhe politikat e dyshimta, për ata që zgjedhin të vizitojnë “kufirin e egër të Evropës”, është një perlë e sigurt, magjepsëse dhe trashëgimi të pasur kulturore që po pret për t’u eksploruar.

Vendi e Shqiponjave, ose Shqipëria në gjuhën lokale ka pothuajse tre milionë banorë. Me qytetin e gjerë, të gjallë dhe të Tiranës në qendër të vendit, qytetet e tjera që e rrethojnë, shtrihen deri në kufijtë e Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe Greqisë. Në perëndim shtrihet Deti Adriatik dhe bregu i Italisë, dhe në jug, ishulli i Korfuzit.

Sa i përket terrenit të saj, ky vend thuajse i ka të gjitha – vargjet e gjera malore të mbuluara me borë, kanione dhe lumenj, të cilat janë perfekte për rafting, pyje të mrekullueshme, kodra, fusha pjellore dhe sigurisht, një vijë bregdetare të gjatë me plazhe ranore të arta dhe dhe ujëra kristalore. Për të plotësuar skenën e saj të larmishme që të lë pa frymë, ju mund të shijoni qindra kështjella, kalatë, fshatrat mesjetare, mbetjet romake, parqet natyrore, shtigjet dhe fshatrat malore ku mund të kaloni kohën dhe të largoheni nga streset e jetës së përditshme.

Njerëzit janë mikëpritës. Pavarësisht faktit se ka qenë gjysmë shekulli e izoluar nga bota për shkak të regjimkit komunist, ju nuk nuk do ta vini re nga mënyra se si i trajtojnë vizitorët.Ata I trajtojnë të gjithë mysafirët me respekt dhe mirësi.

Përderisa anglishtja nuk flitet gjerësisht jashtë qyteteve kryesore njerëzit do të bëjnë më të mirën për të komunikuar, t’ju qerasin me kafe ose birrë dhe sigurohen që jeni duke shijuar vërtet qëndrimin tuaj në atë, për të cilin ndihen aq krenar. Nëse jeni me fat që t’ju ftojnë në ndonjë shtëpi shqiptare, nuk mund të largoheni pa u ushqyer mirë, me të gjitha produktet tradicionale, si rakia, pija vendase e bërë nga fruti që prodhohet thuajse në të gjithë vendin.

Qyteti i Tiranës është ndryshe nga çdo qytet tjetër evropian. Ju mund të vizitoni bunkerët e vjetër të komunizmit që janë shndërruar në muze, pini kafe në një nga kafenetë e tij të shumta (Tirana ka numrin më të madh të kafeneve për banor në kontinentin evropian), vizitoni pazaret e tij të shumta ose mund të merrni teleferikun për në malin e Dajtit dhe të shijoni ushqimet tradicionale, me pamjen e qytetit si në pëllëmbë të dorës.
Por çdo qytet dhe lokalitet në vend ka veçantitë e tij. Shkodra në veri njihet si djepi i kulturës shqiptare, nga kanë dalë artistë dhe muzikantë dhe humoristë të njohur. Banorët e Beratit janë të njohur për mikpritjen e tyre. Të gjitha këto zona ia vlen t’i vizitosh – Shkodrën për liqenin dhe kështjellën e saj, Beratin për verën dhe fushat e shafranit, dhe jugun për perlën arkeologjike të Butrintit dhe ishujt e Ksamilit.

Një vend që ka vuajtur për kaq gjatë, tani po nxjerr në pah vlerat e saj dhe është gati t’i tregojë botës kuptimin e vërtetë të frazës “perlë ballkanike”. The Balkanista

Përshtati: Lindita Kokoli, Koha Jonë

SHKARKO APP