“Shpirti, zemra, erdha unë”, Rama i kthehet të rinjve: Po ti kursen, o qeros…! (Batutat)

Kryeministri Edi Rama iu është rikthyer batutave gjatë takimit që zhvilloi me të rinj dhe anëtarë të PS tek Akademia e Arteve.

Teksa po fliste për fuqinë e medias në perceptimin e të vërtetës, Rama iu kërkoi të rinjve t’i bënin like faqes së tij në Faceook, si edhe të shpërndanin postimin e tij të fundit që lidhet me nismën e qeverisë për bonuset për lindjet e fëmijëve.

Rama me të rinjtë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjala vjen, unë do isha shumë mirënjohës nëse të gjithë ju, të nxirrnit telefonat nga xhepi, të gjithë ju, përveç ndonjërit që e ka nxjerrë tashmë dhe shkruan SMS: “Shpirti, zemra unë erdha, sa të mbarojë ky i gjati”. Përveç atij qerosit që e ka nxjerrë telefonin aty. Shkoni tek faqja ime dhe bëni share.

Swiss Digital Mobile Reklama

(I drejtohet njërit prej të rinjve): ‘Po kursen ti mo? Aha kurseke ti…’

Të rinjtë qeshin.

Rama zbret të rinjtë nga pema me urdhër partie, maturanti ia “mbledh”: Presim notë nga FRESSH-i

Kryeministri ka bërë disa batuta për të rinjtë që morën pjesë në takimin tek Akademia e Arteve ku u shpërndanë edhe karta të reja anëtarësie. Rama është rikthyer me batutat e tij në momentet kur janë shpërndarë kartat e anëtarësimit ku nuk ka lënë pa thumbuar meshkujt e pranishëm në takim.

Rama ka arritur të zbresë dy nga të rinjtë që kishin hipur në pemën pranë këtij sheshi dhe po qëndronin. Rama pyeti njërin prej tyre nëse do arrinte të merrte provimet e maturës. Këtu maturanti ia ktheu Ramës duke thënë: Presim nga FRESSH-i.

Rama:Ju që hoqët kapuçin ejani këtu të dy. Zbrit këtu more! Ejani se s’keni ku shkoni, se ju edhe nuk haheni. Si amon? Ça amoni mër? Bjerini çik ata të dy këtu. Është urdhër partie. Po ju shohin në TV se e keni kamerën aty. Nuk ua var fare unë ju, jeni në vete ju apo jo. Eljo, kush i ka sjellë ata të dy, do vijnë këtu. Po ju çojmë një alamet goce t’ju sjellë. Edhe ti tjetri, hajde mor këtu. Zysh ulu, po ty kush të thirri?!

(I riu zbret nga pema, bashkë me shokun)

Rama: Eja këtu, kthehu me kurriz nga salla. Ku je? Aty lart tek pema i ke edhe shkollën dhe shtëpinë? Ke ndonjë shans për të kaluar?

Maturanti: Presim nga FRESSHI këtë vit.

Rama: Ka ardhur të kapë ndonjë notë duke qëndruar në pemë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?