“Shplau” me bojë rektorin e Shkodrës, Komisioni i Etikës pezullon studenten
Këshilli i Etikës në Universitetin e Shkodrës, ka marrë vendimin për studentetn Pranvera Paci.
Kjo e fundit më datë 10 maj, i derdhi bojën në kokë rekotorit të Universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshi.
Komisioni i Etikës ka vendosur që ta pezullojë Pacin deri në përfundim të vitit akademik.
Kësisoj ajo do të detyrohet të përsërisë vitin.
Kujtojmë se më datë 10 maj, Komisioni i Etikës ishte mbledhur për të dhënë vendimin për studentët, të cilët u futën me forcë në godinën e re të Fakultetit Juridik dhe Ekonomik
Gjatë tentativës për të hyrë në godinë, ata thyen edhe derën dhe xhamat.
Studentët thanë se ishin revoltuar për shkak të vonesës për hapjen e godinës, sepse kjo i sillte përplasje oraresh dhe mësim me orë të zgjatura.
KOHA JONË SONDAZH

