Shpresë në Korçë! Pas çiftit të të moshuarve, shërohet nga COVID-19 edhe një 77-vjeçar
Një 77-vjeçar është mes 13 të shëruarve me COVID-19 ditën e sotme, nga 89 persona në total që e kanë fituar deri më tani betejën me koronavirusin. Ilia është nga Korça, dhe vetëm për këtë qytet janë 4 të shëruar në total.
I moshuari la ambientet e spitalit Infektiv në Tiranë dhe tashmë i është bashkuar familjes. Lajmin e mirë e postoi në rrjetet sociale drejtori i Spitalit të Korçës.
“E mbajti fjalën Dr.Pipero, edhe sot më njoftoi se Ilia 77 vjeç do të lërë Spitalin Infektiv dhe do t’i bashkohet familjes i shëruar nga COVID-19. Nuk lodhem së falenderuari stafin e mjekëve dhe infermierëve që janë në ballë të betejës për të fituar luftën me koronavirusin. Lutem qytetarëve të Korçës të respektojmë me rigorozitet rregullat e karantinimit dhe të aplikojnë të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjienën personale.Me përpjekjen e të gjithëve dhe ndihmen e zotit do ia dalim”, shkruan Litian Broka.
Ditën e djeshme u shëruan dhe lanë spitalin një çift të moshuarish nga Korça 78 dhe 79 vjeç u shëruan nga koronavirusi, nënë Sanija dhe gjysh Izedini