Shpresë nga SHBA/ Nis sot testimi i vaksinës kundër koronavirusit
Shkencëtarët do të fillojnë të testojnë vaksinën kundër koronavirusit, ndërsa sot do të dorëzohet doza e parë eksperimentale për provën klinike, njoftoi Associated Press, duke cituar një zyrtar të qeverisë së Shteteve të Bashkuara që do të mbetet anonim. Testimi do të kryhet në 45 vullnetarë të rinj, të shëndetshëm, me doza të ndryshme. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë po financon provën klinike të vaksinave, e cila zhvillohet në Institutin e Kërkimit Shëndetësor Kaiser Permanente Washington, në Seattle.
Zyrtarët e shëndetit publik thonë se do të duhet një vit deri në 18 muaj për të testuar plotësisht çdo vaksinë të mundshme. Nuk ka asnjë mundësi që vullnetarët të infektohen, pasi vaksinat nuk e përmbajnë vetë virusin. Qëllimi është thjesht të kontrollohet që vaksinat nuk tregojnë efekte anësore shqetësuese, duke vendosur për teste të avancuara. Ndërkaq, dhjetra grupe kërkimore në të gjithë botën po garojnë për të krijuar një vaksinë pasi rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten. Presidenti Donald Trump ka bërë presion për veprime të shpejta për vaksinën, duke thënë ditët e fundit se puna po “ecën shumë shpejt” dhe ai shpreson të shohë një vaksinë “relativisht shpejt”.